Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Lufta në Iran përfundon shpejt / Zëdhënësi i SHBA thotë se do të ketë operacione deri në 6 javë

schedule14:12 - 21 Mars, 2026

schedule 14:12 - 21 Mars, 2026

Pas pretendimeve të njëpasnjëshme se Shtetet e Bashkuara kanë fituar luftën ndaj Iranit, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump shkroi në Truth Social se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të përfundojnë operacionin e tyre ushtarak në Iran pasi janë shumë pranë përmbushjes së objektivave.
Trump shkroi në Truth Social se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kishin degraduar ndjeshëm aftësitë bërthamore të Iranit, arsenalin e raketave balistike dhe forcën ushtarake të Teheranit.
Në statusin e tij, Presidenti Amerikan nuk la pa thumbuar aleatët perëndimor që nuk iu bashkuan në operacionet ushtarake kundër Iranit, duke deklaruar se Ngushtica e Hormuzit, ku kalon një e pesta e furnizimeve të naftës botërore, duhet të ruhet nga vende që mbështesin tregëtinë e tyre në qarkullimin e kësaj ngushtice.
Deklarata e Presidentit Amerikan Donald Trump vjen ndërsa raporte të mediave ndërkombëtare thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë më shumë anije luftarake dhe marinarë në Lindjen e Mesme.
Kjo vjen pavarësisht se SHBA-të po dërgojnë më shumë mjete ushtarake në rajon, ndërsa Pentagoni harton plane për të pushtuar ishullin Kharg të Iranit, aty ku qarkullon rreth 90% e prodhimtarisë së naftës së Iranit.
CBS News shkruan se 2,500 marinsa amerikanë, së bashku me anijen amfibe Boxer dhe anijet luftarake shoqëruese, do të vendosen në rajon, ndërsa një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushtet e anonimati­t, deklaroi se misioni do të kërkojë katër deri në 6 javë për t’u përfunduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!