Torino, personi më i rëndësishëm dhe objektivat me Juventusin: De Ligt rrëfen gjithçka

schedule21:52 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 21:52 - 26 Dhjetor, 2019

Matthijs De Ligt është një person me fat. 20-vjeçari luan te Juventusi dhe është titullar i kombëtares së Holandës. Ai cilësohet si një ndër mbrojtësit më premtues të futbollit, teksa ka dhënë një prononcim interesant për faqen zyrtare të klubit.

Objektivat, motivimi dhe dëshira për t’u përmirësuar nuk i mungojnë. Në ekip është is shoqëruar nga kampionë të mëdhenj, ndërsa jashtë saj nga një person special si Annekee, gjysma tjetër e tij.

Që i vogël ëndërroja të bëhesha një futbollist profesionist. Nuk do e besoja kurrë  që do fitoja ‘Golden Boy’, trofeun Kopa dhe do luaja në gjysmëfinalet e Champions League, në moshën 20-vjeçare. Do të gënjeja veten, por në fund ndodhi diçka e tillë.

Torino është një qytet i ri për mua. Isha mësuar në Amsterdam që është një qytet totalisht ndryshe. Jam i lumtur që ndodhem këtu, kam parë shumë vende interesante. Shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë në Torino.

Annekee është mikja ime më e mirë, më ndihmojnë bisedat me të kur ndihem keq moralisht. Ajo kujdeset për mua dhe jam shumë i lumtur që e kam pranë. E dashuroj.

Matthijs dhe Annekee

Kam kaluar shumë eksperienca pozitive dhe negative, por ndihem njeri me fat. Më bëri shumë krenar fakti që një klub i madh si Juventusi interesohej për mua. E kam vlerësuar gjithmonë këtë klub dhe më pëlqen të fitoj këtu.

Po stërvitem me më të mirët në botë dhe po përmirësohem nga dita në ditë. Merrem vesh shumë mirë me Bonuccin. Është e rëndësishme të kesh dëshirë për të mësuar dhe për t’u rritur. Kur je pjesë e Juves, duhet të tentosh gjithmonë fitoren, të shohim se ku do arrijmë“, përfundon Matthijs De Ligt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!