Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vëllai i “Rumit” mbetet në qeli/ Tjetërsim pronash, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Vullnet Muçës

schedule11:36 - 21 Mars, 2026

schedule 11:36 - 21 Mars, 2026

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dy të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që tjetërsonte prona në Gjirin e Lalzit.

Të dy kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta.

Vullnet Muça është vëllai i Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet si kreu i grupit kriminal.



Aleksandër Laho i mbijetoi atentatit të ndodhur te mbikalimi i Shkozetit me 1 nëntor 2019, teksa udhëtonte në makine me ish-prokurorin Arjan Ndoj, që po ashtu mbeti i plagosur. Viktimë e atentatit mbeti Andi Maloku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!