Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Izraeli, një nga shkaktarët e luftës”/ Minxhozi: Nëse konflikti nuk ndalet tani, do prekë të gjithë planetin

schedule20:27 - 19 Mars, 2026

schedule 20:27 - 19 Mars, 2026

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Izraeli është një nga shkaktarët e nisjes së luftës me Iranin në Lindjen e Mesme.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se konflikti, nga ushtarak, është kthyer në një konflikt për naftën.

Sipas Minxhozit, nëse lufta, e cila nisi në mënyrë artificiale, nuk ndalet tani, do të prekë të gjithë planetin.



“Është një nga tre shkaqet e mëdha të luftës, është Izraeli. Është situata e brendshme në Amerikë, ku përfshihen zgjedhjet e mesmandatit dhe dosja Epstein dhe është rivaliteti në distancë me Kinën. Nuk është në skenë, por është pas perdes, si Rusia, India. Mos harroni aleancën BRICS. Pra, këto faktorë të mëdhenj, Izraeli, situata e brendshme në Amerikë dhe rivaliteti me Kinën. Konflikti po shndërrohet nga një konflikt ushtarak, ku Irani tregoi nivel rezistence që Trump u shokua nga mënyra se si ata reaguan, kjo është pak e çuditshme. Një president që ka informacionin më të avancuar në glob, nuk ka parashikuar këtë lloj degëzimi të konfliktit. Aleati i tij kryesor e ka parashikuar këtë degëzim të konfliktit. Dje, Izraeli ka goditur fushat e gazit të Iranit. Te psiqika e konsumatorit perëndimor, e ka një lloj fetishi, furnizimin me karburant. Nëse shtrenjtohet energjia, shtrenjtohen çmimet e mallrave, konsumit, të avionëve, gjithçka. Po preken të gjithë sektorët e ekonomisë. Kjo është luftë që filloi në mënyrë artificiale dhe mund të mbyllet si e tillë. Nëse nuk ndodh kjo, edhe Izraeli do mbajë peshë të rëndë, edhe Iranit do i vritet e gjithë struktura shtetërore. Nëse kjo luftë nuk ndalet tani, do prekë të gjithë planetin dhe do të jetë një situatë jashtëzakonisht e keqe”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!