Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim dosjen

schedule13:47 - 19 Mars, 2026

schedule 13:47 - 19 Mars, 2026

GJKKO kalon për gjykim dosjen për vrasjen e Fatbardh Licit.

Mësohet se avokatët e Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos kishin kërkuar pushimin e çështjes ose kthim të akteve për plotësim hetimesh.

Sipas mbrojtësve ligjorë për këtë çështje më herët ka patur pezullim hetimesh nga prokurori të tjera për mungesë provash.



Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur ndaj të pandehurve akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa për Eria Ago, SPAK e akuzon se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarjeje.

Motivi i vrasjes së Licit në gusht të vitit 2018, sipas SPAK lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!