Tre figura të larta politike në Teheran janë ekzekutuar në dy ditë. I ftuar në “NewsLine” në ABC News, gjenerali Dedë Prenga analizoi luftën amerikano-izraelite ndaj Iranit.
Gjatë intervistës, ai theksoi se sipas faktorëve aktualë, kjo luftë ‘për ndikimin në ekonomi në shkallë botërore’, të gjitha kostot duhet të vlerësohen nga ekspertët.
Po ashtu nënvizoi se SHBA po bën përpjekje për të marrë në kontroll Ngushticën e Hormuzit. Sa i përket një mundësie të përfundimit të konfliktit, gjeneralë Prenga tha se janë shumë afër dhe se sipas tij ‘kjo mund të jetë e pritshme në mesin e muajit prill’.
“Garda Revolucionare e shpërndarë vepron gati e pavarur dhe kjo ka avantazhe dhe disavantazhet e veta. Por kjo është një shpërbërje dhe jo një centralizim i gjithçkaje. Pra duke qenë të shpërndarë në të gjithë rajonet ata mund të kontrollojnë dhe të ushtrojnë terror. Sot jemi në ditën e 19 nga momenti i fillimit të luftës, dhe marrë në konsideratë dhe sasinë e rezervave që ka çdo vend, intensiteti ka qenë me luhatje dhe askush nuk mund të thotë nëse do ketë rritje apo rënie të goditjeve. Por nga ajo që kemi parë, mund të ketë një rënie intensiteti si veprimi nga ana e Izraelit dhe SHBA, por edhe nga Irani. Kjo për shkak se një raketë balistike nuk mund të prodhohet në një ditë. Sepse sasia që janë hedhur dhe shkatërruar bën që doku i rezervave të jetë në minimum. Natyrisht ne nuk kemi informacion të saktë se çfarë është mbështetur nga ana e Rusisë dhe Kinës dhe që ka ndikuar te Irani. Por në këto kushte kërkohet vlerësim të situatës së momentit dhe vjen edhe veprimi”, tha ai, duke shtuar se: “Si pala iraniane dhe SHBA e Izraeli do trumbetojnë ato që u intereson dhe jam i bindur që finalizimi i fundit të luftës do jetë nëpërmjet ndërmjetësve dhe tryezave të bisedimeve”.
Një koment e bëri edhe për ‘fatin’ e Mojtaba Khamaneni për të cilin tha: “Si në çdo luftë apo operacion ushtarak, një rol të rëndësishëm ka një faktor që është dezinformimi. Sjkurajimi i kundërshtarit…Pra edhe në këtë konflikt është përdorur masivisht dhe është vërtetuar që lajmi i rremë në raport me lajmin e vërtetë lëviz gjashtë herë më shpejt. Pasi të gjithë e kanë përdorur dhe do e përdorin. Unë besoj që lideri, Mojtaba është i plagosur dhe mund jetë duke u kuruar në Rusi”.
/abcnews.al/


