Rithemelimi vdiq dje, por ringjallet sa jetë të ketë Sali Berisha. Ai shpalli zyrtarisht rikandidimin për kryetar të PD, me një status special dhe sfidues: “Rithemeluesi”
“A do jeni kandidat për kryetar të PD?” u pyet Berisha.
“Urdhëro? Kush të tha ty që jo? Po si e bën këtë pyetje. Kaq, përgjigje. Po kandidoi rithemeluesi, Rithemelimi vdes. Po ka absurditet më të madh në botë. Se kisha dëgjuar këtë që po kandidoi rithemeluesi, Rithemelimi vdes, s’janë kolegë të mi këta, jo”, u përgjigj ai.
Po neni Basha?
Berisha u tregua i kujdesshëm. Sipas tij Neni Basha duhet të mbetet në statut.
“Po, Shumë bukur. Neni flet për zgjedhje, jo për farsë elektorale. Ai nen s’ka pse të pësojë asnjë ndryshim, ai bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Ai nen s’ka pse të ndryshojë. Thotë zgjedhje, zgjedhjet janë një gjë”, tha Berisha.
Një pergjigje me buzëqeshje. Por një buzëqeshje jo domosdoshmërisht është urdhër. Në fund fare do vendosë Bardhi, ose më saktë dopjo gjashta nuk mbetet në dorë të Berishës.
Pra, Rithemelimi vdes, por jo Rithemeluesi. Ai nuk gjykohet, nuk preket, nuk ndalohet dhe nuk zëvendësohet. Ai është vetë statut, vetë ligj, vetë Kushtetutë dhe vetë PD. Ashtu si lindi, vetëm ai do të vendosi edhe se kur PD do të vdesi. Ose më saktë: erdhën të dy bashkë. Po bashkë edhe do ikin./abcnews.al


