Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli falenderon Shqipërinë/ Vlerëson kryeministrin dhe Parlamentin shqiptar për rezolutën kundër Iranit

schedule14:05 - 17 Mars, 2026

schedule 14:05 - 17 Mars, 2026

Izraeli ka falënderuar Shqipërinë për rezolutën historike që e shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Gardën Revolucionare organizatë terroriste.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, në një postim në rrjetet sociale ka shprehur vlerësimin për kryeministrin Edi Rama dhe parlamentin shqiptar.

Saar thekson se ky akt është një dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Tiranës zyrtare.



“Vlerësoj Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, që e shpall Republikën Islamike të Iranit si një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Kjo është edhe një tjetër dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan ai.

Shqiëpria ndjek në këtë rrugë Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar tashmë Gardën Revolucionare të Iranit  si një “organizatë terroriste”.

Bashkimi Evropian ndërmorri të njëjtin gjë në janar pas shpërndarjes së dhunshme të protestave nga regjimi iranian.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!