Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Votimi i rezolutës për Iranin/ Kamberi: Reagimi i Shqipërisë i shpejtë edhe për shkak të marrëdhënieve të mira me SHBA

schedule13:34 - 17 Mars, 2026

schedule 13:34 - 17 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi komentoi në “NewsLine”, në ABC News komentoi votimin e rezolutës së PS në Kuvend për Iranin.

Gjatë intervistës në studio, ai theksoi se Shqipëria është në mbështetje të SHBA dhe të sulmeve në Iran.

“Duke pasur parasysh rolin që Shqipëria ka me SHBA. Pra Shqipëria gjithmonë reagon më shpejt kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me SHBA. Pra kur nuk ka dilema dhe kjo ndoshta e dallon nga shtetet e tjera. Dhe kjo ka të bëjë edhe me traditën e marrëdhënieve dhe mirënjohjen që i kushton Shqipëria, për mbështetjen që i ka dhënë SHBA. Mënyra se si ka vepruar politika shqiptare që pas rënies së komunizmit shoh një garë dhe një vazhdimësi që t’i ofrojë mirënjohje SHBA. Ndërsa për PD, ajo ka ndërmarrë një veprim politik, deklarata që ka bërë në shtyp që e mbështet. Pra e di që ka qenë kërkesë nga ana e diplomacisë amerikane. E reja në këtë rezolutë është shpallja e Iranit, jo thjesht organizata. Dhe tani do shohim vijimësinë. Rreziqet sot për hir të vërtetës janë asimetrike”, tha ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!