Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Eksploziv në mjetin e Oltion Klosit/ Gazetarja: Në qelinë e Sabah Nuzit janë kryer kontrolle, mund të jetë paralajmërim…

schedule13:22 - 16 Mars, 2026

schedule 13:22 - 16 Mars, 2026

Policia e Tiranës zbardhi vendosjen e eksplozivit në makinën e Oltian Klosit, ku në pranga e bluve ranë 7 persona. Porositësi dyshohet të jetë vrasësi i Klevis Lleshit, Sabah Nuzi i cili qëndron në burgun e Krujës.

Gazetarja dhe autorja e ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia tha se në qelinë e Nuzit janë kryer kontrolle për sende të jashtëligjshme, ku nga verifikimet nuk janë gjetur sende të tilla. Delia shtoi se eksplozivi mund të jetë paralajmërim dhe jo tentativë vrasjeje.

“Sabah Nuzi është në burgun e Fushë-Krujës, i dënuar për vrasjen e Klevis Lleshit, dhe ndodhet në një qeli ku sot është kryer edhe një kontroll nga operacionalja për të bërë të mundur nëse ka ndonjë objekt të jashtëligjshëm. Deri tani nuk është gjetur asgjë. Po verifikohet nëse ka komunikuar me persona të tjerë.



Nga burgu kemi parë që janë bërë edhe ngjarje më të rënda, linja trafiku të drogës, është kryer edhe një vrasje. Për sa kohë një njeri supozohet të jetë i izoluar nga çdo aktivitet jashtë burgut, por që ka ndodhur edhe më parë të ketë pasur tentativa për shkelje dhe dhënie porosish.

Personat e arrestuar gjatë deklarimeve që kanë dhënë kanë përmendur një shumë 15 mijë euro, që ishte paguar nga Sabah Nuzi për vendosjen e eksplozivit. Ai ka pasur një konflikt me personin që iu vu eksplozivi dhe ky i fundit ka mohuar të ketë ndonjë konflikt.

Mund të jetë një ngjarje thjesht paralajmërim, jo vrasja e tij. Deri tani nuk mund të flasim për rikthim të sulmeve me eksploziv, aq sa bëhej fjalë vite më parë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!