Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në qytetin e Vlorë me deputetët e qarkut të Vlorës dhe përfaqësues të administratës së bashkisë. Rama ka mbërritur në Vlorë nga Dhërmiu , ku ndodhej që prej datës 14. Rreth orës 11:15 ai iu drejtua zonës së Plazhi i Vjetër, ku u prit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetja e qarkut, Erjona Ismaili, si edhe nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.
Takimi zgjati rreth një orë dhe gjatë diskutimeve mesohet se Kryeministri u ndal te projektet që po zhvillohen aktualisht në qytetin e Vlorës, si dhe te përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik. Në fokus të bisedës ishte ecuria e investimeve publike dhe rëndësia e koordinimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore për përfundimin në kohë të projekteve.
Ne takimin me dyer te mbyllura mesohet se Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Vlorës i është kushtuar një vëmendje e veçantë vitet e fundit përmes investimeve në infrastrukturë, turizëm dhe zhvillim urban. Ai nënvizoi se këto projekte kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e potencialit turistik të qytetit dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe vizitorët.
Kryeministri kërkoi nga kryetarja e bashkisë që për çdo investim apo projekt në qytet të kërkojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e ministrive përkatëse. Sipas tij, ky koordinim është i domosdoshëm për të përshpejtuar realizimin e projekteve dhe për të garantuar që ato të përfundojnë brenda afateve të parashikuara kur jemi edhe prane sezonit turistik


