Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Porositi tritolin në makinën e Oltjon Klosit, kush është Sabah Nuzi në burg për vrasjen e Klevis Lleshit

schedule09:45 - 16 Mars, 2026

schedule 09:45 - 16 Mars, 2026

Sabah Nuzi i cili aktualisht ndodhet në burgun Fushë-Krujës, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Oltjon Klosi.

Sabah Nuzi, u akuzua nga SPAK se futi në kurth dhe vrau në vitin 2020 shokun e tij, Klevis Lleshin, 24 vjeç, me kërkesë të Aurel Hoxhës, kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh.
Sabah Nuzi dhe Klevis Lleshi mësohet se kishin lidhje shoqërore. Pas vrasjes së dyshuar të babait të Klevisit, Xhavit Lleshi, xhaxhait Hajredin Lleshi, djalit të xhaxhait Artan Lleshi, në shenjë hakmarrje për vrasjen Agim Hoxhës në vitin 2012 nga Arben Lleshi, Aurel Hoxha piketoi për të eliminuar edhe Klevis Lleshin, para se t’a mbyllte kapitullin e hakmarrjes për vëllanë, duke vrarë edhe vetë Arben Lleshin në burg.

Në vitin 2020, Nuzi u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një 26-vjeçar. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ishte vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!