Edhe pse shumë I fortë, nuk është prej hekuri.
Edhe një futbollist tepër I fuqishëm si Mirlind Daku mund të pësojë dëmtime, e madje të mbetet për një kohë të gjatë jashtë fushe.
Kështu po I ndodh sulmuesit të kombëtares shqiptare, ndërsa tek Rubini në Rusi e presin si ujët e paktë.
Trajneri I tij, katalanasi Artiga, deklaron se nuk dëshiron të rrezikojë me Dakun, me atë që e cilëson jo vetëm si sulmuesin më të mirë të ekipit të vet, por edhe të gjithë Premier Ligës ruse.
Sipas mediave në vendin e madh, shqiptari mund të quhet gati, dhe mund të hidhet që të luftojë në fushë, por ka një rrezik të madh prej kësaj.
Lëndimi I tij mund të përsëritet dhe atëherë koha e riaftësimit do të ishte shumë e gjatë.
Edhe pse Artiga thotë se Rubin nuk mund t’i lejojë vetes që të jetë një kohë të madhe pa Dakun, sërish nuk jepet një kohë për kthim në fushë.
Tashmë, që po afron mesi I marsit, duket se lojtari kuqezi do të duhet të presë edhe pak, e ndoshta nuk do të jetë në formën e duhur për kombëtaren në ndeshjen e parë të plej ofit të Kupës së Botës në Varshavë ndaj Polonisë.
Nuk është pak fakti që ai e humbi gjithë fazën dimërore përgatitore, dhe ka gati 3 muaj që nuk luan futboll.


