Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Show must go on”, FIFA është e sigurtë: “Botërori 2026”, sipas programit

schedule11:51 - 13 Mars, 2026

schedule 11:51 - 13 Mars, 2026

Dyshimet janë të mëdha, por siç thotë edhe kënga legjendë e Freddie Mercury, “Show must go on”. E pra, shfaqja më e madhe e futbollit, siç është “Botërori 2026” duhet të vazhdojë me çdo kusht, pavarësisht problemeve të papritura, disa prej tyre shumë të vështirë për t’u zgjidhur.

Pas presidentit Giani Infantino, që e rikonfirmoi besimin se turneu do të vijojë sipas programit nga data 11 qershor deri në 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada, të tjerë zyrtarë të lartë të qeverisë botërore të futbollit kanë konfirmuar se nuk ekziston asnjë “plan B”.

I fundit ishte shefi i opracioneve të FIFA, Heimo Schirgi, i cili nga Dallas u shpreh se Kupa e Botës “është shumë e madhe për t’u anuluar apo për t’u shtyrë”.



Këto deklarata optimiste janë në contrast me situatën në fushë me të cilën përballet FIFA, sidomos pas konfliktit në Iran, që ka përfshirë të gjithë Lindjen e Mesme.

Federata Iraniane zyrtarizoi tërheqjen nga finalet e turneut, duke e vendosur qeverinë botërore të futbollit përpara një ekuacioni me shumë të panjohura.

Si fillim, FIFA duhet të zgjedhë skuadrën që do të zëvendësojë Iranin në Grupin G, ndërsa në letër janë disa variante. Gjirthsesi, zgjidhja mbetet e vështirë, pasi era e luftës ka ngritur një pluhur të madh dyshimesh. Edhe koha nuk premton, por e sigurtë për organizatorët është që shfaqja duhet të vazhdojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!