Dy prokurorët e dosjeve të bujshme bëhen pjesë e SPAK-ut

schedule15:00 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 15:00 - 26 Dhjetor, 2019

Këshilli i Lartë i Prokuroisë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja për caktimin e përkohshëm të dy prokurorëve në SPAK. Dritan Prenci dhe Vladimir Mara janë dy emrat e propozuar nga Kraja, për të cilët KLP ka dhënë pëlqimin që të jenë pjesë e grupit të prokurorëve SPAK-ut .

Të dy prokurorët kanë pasur në dorë dosje të njohura hetimore, Vladimir Mara njihet si prokuror i dosjes 339 për zgjedhjet ne Durres dhe Dritan Prenci prokuror që ka patur në  hetim dosjen e Saimir Tahirit.

Sipas ligjit caktimi i përkohshëm nuk mund të jetë më shumë se një vit. Kushtetuta parashikon që Prokuroria e Posacme duhet të ngrihet me 10 prokurore.

Në pritje për të qënë pjesë e SPAK nese konfirmohen ne te gjitha shkallet e vetingut janë Anton Martini, Doloreza Musabelli, Anita Jella dhe Manjola Kajana që e kaloi me sukses shkallën e parë të vetingut, por është ankimuar nga Komisioneri Publik në KPA. Ndërsa drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, që u rendit e treta në listën e KLP, akoma nuk ka dalë përballë KPA-së. /abcnews.al

*Kërkesa e Arben Krajes derguar KLP-se