Kërnaja vë pikat mbi “i”: Jam akoma trajner i Tërbunit

schedule13:26 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 13:26 - 26 Dhjetor, 2019

“Oltion Kërnaja largohet për mungesë rezultatesh”, ky ishte lajmi i dalë pas humbjes që pukjanët pësuan në sfidën e fundit të këtij viti kundër Korabit. Trajneri me origjinë nga Tropoja, së fundmi ka hedhur poshtë gjithçka, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Erdha, pashë, fitova, vazhdoj përpara. Ndihem i detyruar të përgënjeshtroj të gjitha aludimet e deritanishme, të cilat mund të kenë ardhur nga dëshira apo pasioni i ndonjë individi të veçantë.

Përpos të gjithë shkrimeve në adresa “Facebook” apo gazeta fiktive, Oltijon Kërnaja vazhdon të jetë trajner i KF Tërbunit. Sigurisht që debate konstruktive për të mirën e punës ka dhe do të ketë gjithmonë.

Deri në këto momente, nuk kam asnjë shkresë zyrtare, apo vendim përfundimtar për shkarkim nga detyra. Unë vazhdoj projektin tim, deri në fund të kontratës, më 31.05.2021″, shkruan Kërnaja, në llogarinë e tij në “Facebook”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!