Pasiguria ka pushtuar banorët, një muaj pas tërmetit pa asnjë zgjidhje

schedule11:11 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 11:11 - 26 Dhjetor, 2019

Një muaj pas tërmetit banorët e Durrësit vijojnë të jenë të pasigurt për banesat e tyre. Për gazetarin e “Abc News” Andi Qosja, banorët e një pallati treguan se godina është inspektuar dy herë dhe ata kanë marrë dy vlerësime të ndryshme. Prej shtetit ata kërkojnë një përgjigje, nëse mund të vijojnë të jetojnë atje. Situata është e njëjtë edhe në zonën e Plepave.

Njerëzit e prekur nga tërmeti janë po aq të pasigurt për jetën e tyre sa një muaj më parë, kur banesat e tyre u bënë të frikshme për të qëndruar. Në lagjen numër 13 në Durrës janë rreth 1000 banorë të 500 apartamenteve që nuk kanë marrë një përgjigje të prerë nga shteti nëse mund të kthehen në banesa. Pallati i tyre është është inspektuar dy herë gjatë këtij muaji dhe ata kanë dy përgjigje të kundërta.

“Kanë ardhur vetëm dy herë, njëra palë thotë se janë të pabanueshme ndërsa pala tjetër nuk ka dhënë asnjë zgjidhje.

Pasiguria ka pushtuar dhe banorët tek zona e Plepave në Durrës. “ABC News” takoi disa qytetarë të kësaj zone që thonë që prej 26 nëntorit ata jetojnë jashtë, në këto temperature të ulëta.

“Më shumë rrimë jashtë sesa në shtëpi”, shprehet një banor.

Muret e banesave në këtë zonë vijojnë të jenë të çara dhe me krisje.

“Të gjithë muret lidhëse në rastin më të parë mund të rrëzohen”, thotë një banor.

Prej shtetit këta banorë kërkojnë që të marrin një përgjigje nëse mund të futen dhe të jetojnë pa frikë në banesa./abcnews.al