Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Boks shkodran në PD/ Nura: S’ka frymë, Berisha do “sejmenë” në parti! Bejko: Tensionet e brendshme janë të larta

schedule23:43 - 10 Mars, 2026

schedule 23:43 - 10 Mars, 2026

TIRANË– Ka nisur me dhunë e kërcënime fushata e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike. Në degën e Shkodrës përkrahës e kandidatë janë zënë me grushte, në sy të kreut politik të qarkut, Luciano Boçi.

Shkak është bërë përjashtimi i disa kandidatëve dhe lënia e vetëm dy emrave të përzgjedhur nga Tirana. Një prej kandidatëve të përjashtuar ishte drejtor në bashkinë e drejtuar nga Benet Beci.

Analisti i njohur Roland Bejko, i ftuar në “Ora e fundit” u shpreh se në Partinë Demokratike ka një tension të madh jo vetëm në bazë, por edhe në degët e saj, në qytetet e vendit. Ai theksoi se kur nuk respektohet statuti dhe kontributi, gjasat për konflikt janë të larta.



“Tensionit në PD është i madh, ai është reflektuar edhe në nivel lokal. PD është e ndarë, sepse kur nuk respektohet kontributi dhe statuti i partisë, atëherë lind konflikti. Ata që janë të fortë, bëjnë ligjin aty, vendosin vetë. Berisha ka larguar intelektualët, ndaj ndodhin konfliktet. PD do jetë në konflikt të vazhdueshëm. Ai e di që nuk vjen më në pushtet dhe nuk përpiqet ta intelektualizojë atë parti.”, tha Roland Bejko.

Ndërkohë, analisti dhe gazetari Artur Nura theksoi se Partia Demokratike ka krijuar konflikt në Shkodër, duke nisur nga vendosja e Luçiano Boçit si drejtues politik, i cili nuk është nga Shkodra, por nga qyteti i Elbasanit.

Sipas Nurës, në Partinë Demokratike nuk ka frymë, por në brendësinë e saj mbizotëron komandimi dhe militantizmi.

“Kur çon një elbasanas për të drejtuar Shkodrën, ti padyshim sjell problematikat. Problematikat nuk ia përplasin Boçit, por ia përplasin njëri tjetrit. Nuk ka frymë demokratike por ka frymë komandimi dhe militantizmi.

Kush është dakord me doktorin merr drejtimin, por Shkodra është qytet me intelektualë. Berisha do sejmenë, që të jenë dakord dhe të mos thonë asnjë fjalë kundër. Atij i duhet të jetë deri në shkallën e fundit të çështjes së tij penale, si lideri i opozitës. Njerëzit e kanë kuptuar se me Berishën nuk shkon dot në pushtet”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!