Ministria e Inteligjencës së Iranit ka arrestuar një shtetas të huaj që, sipas saj, po kryente aktivitet spiunazhi në emër të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, ndërsa vepronte gjithashtu si ndërmjetës për dy vende të Gjirit, raportuan të martën mediat shtetërore iraniane.
Sipas deklaratës së ministrisë, personi i arrestuar dyshohet se ishte i përfshirë në mbledhjen e informacioneve të ndjeshme dhe në koordinimin e aktiviteteve të inteligjencës në territorin iranian.
Autoritetet iraniane njoftuan gjithashtu se gjatë ditëve të fundit janë arrestuar edhe 30 persona të tjerë, të cilët i cilësuan si spiunë, mercenarë të brendshëm dhe agjentë operativë të lidhur me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
Ministria theksoi se operacionet kundër rrjeteve të spiunazhit do të vazhdojnë, ndërsa nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi identitetin e të arrestuarve apo vendet nga vinin.
/ abcnews.al /


