Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lufta dhe qëndrimi i Shqipërisë/ Minxhozi: Tirana, përpjekje për t’u faktorizuar në NATO. Duhet të ndjekim logjikën e fuqive europiane

schedule21:02 - 9 Mars, 2026

schedule 21:02 - 9 Mars, 2026

Analisti Skënder Minxhozi tha per Real Story se SHBA po shmang ta quajë luftë ndërhyrjen ndaj Iranit, duke e cilësuar atë si veprim kundër programit bërthamor. Ai tha se Shqipëria, si anëtare e NATO, po rreshtohet pas aleatit të saj kryesor, por ngriti pikëpyetje për tonin më të ashpër të deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj Iranit.

Sipas Minxhozit, qëndrimi i Tiranës duket më i fortë se ai i shumë qeverive europiane dhe rrezikon të dalë jashtë linjës së përgjithshme të vendeve të Europës.

“Amerika e refuzon një sulm për ndryshim regjimi. Në 2022 dhe sot që flasim, agresioni mbi Ukrainë quhet një operacion special. Në Amerikë ka një debat mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë. Pse duhet që ky precedent dhe qasja ruse qesharake që të çosh trupat atje dhe të thuash që po i bën operacion special Ukrainës. Në Iran po refuzojnë ta quajnë luftë; ne po bëjmë një ndërhyrje për programin bërthamor. Shqiperia po përpiqet të faktorizohet në tërësinë e tyre.



Jemi anëtarë të NATO-s dhe anëtarja më e madhe e NATO-s është në luftë me një shtet të tretë dhe ne reshtohemi pas tij. Problem është që Rama bëri një deklaratë të gjatë për Azerbajxhanin dhe ndaj Iranit një sulm të ashpër. Kam ndjekur liderët kryesorë të Europës dhe e kam gjetur qëndrimin e qeverive europiane më të butë. Pyetja është çfarë fitojmë ne, pse duhet ky lloj qëndrimi. Vendet e tjera europiane nuk janë sulmuar; ne jemi një shtet që na kanë sulmuar në mënyrë digjitale. Nxorrën edhe targat e makinës. Ky faktorizimi ynë kam frikë se është jashtë koncertit europian; duhet të jemi në fokusin dhe logjikën e vendeve europiane.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!