Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Luftë raketash dhe ekonomie/ Çoçoli: Tsunam ekonomik! Armiku ynë, inflacioni. Beqa: Pas naftës, shqetësuese janë fertilizantët dhe uji

schedule20:58 - 9 Mars, 2026

schedule 20:58 - 9 Mars, 2026

Eksperti Mentor Beqa tha për Real Story se Shqipëria rrezikon të përballet me pasoja ekonomike nga çmimet e larta të naftes, pasi vendi nuk ka rezerva dhe mund të detyrohet të blejë në kulmin e çmimeve. Ai paralajmëron se efektet zinxhir nga nafta, fertilizantët dhe transporti mund të rrisin çmimet e ushqimeve dhe të thellojnë inflacionin në vitet e ardhshme.

“Kërkesat për rritjen e rezervave të naftës janë shtuar dhe kjo e komplikon situatën. Shqipëria, për pasojë, do të jetë ndër vendet e ekspozuara sepse do të blejmë në kulmin e çmimit, sepse nuk kemi rezerva.

Këto vende nuk janë vetëm vende kryesore në furnizimin me naftë e gaz, por prodhojnë edhe fertilizantë për bujqësinë, p.sh. Katari. Fertilizantët dalin nga nënprodukte të naftës; këto janë efekte kaskadë. Çmimet e ushqimeve ndikohen nga produktet bujqësore, por edhe transporti. Inflacioni do të hyjë në një periudhë disa vjeçare.



Në Azi kanë humbur 1.5 trilionë dollarë vetëm këto ditë. Elementi i tretë është uji; nëse Irani do të jetë në kushte mbijetese dhe nuk do të ketë rrugëdalje, është e sigurt që do të godasin impiantet e desalinimit.”

Gazetari Fatos Çoçoli tha se lufta mes SHBA-Izrael dhe Iranit do të sjellë një tsunami ekonomik dhe se vendi ynë ka një rrezik të madh. Sipas tij, armiku i ekonomisë sonë nuk do të jetë rritja e ccmimit të naftës por inflacioni.

“Ne kemi vërtet një rrezik shumë të madh. Armiku ynë kryesor nuk është nafta, por inflacioni që na vjen i importuar. Ato 9 miliardë që marrim për importin, të na vijnë edhe mallrat e shtrenjtuara të eurozonës që nuk bëjmë dot pa to. Duhet të përgatitemi, është një tsunami ekonomik. Çmimi i ujit në botë është rritur me 30 për qind.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!