ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, i cili rezulton i të dënuar për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas policisë, u arrestua në fshatin Pishkash Valmir Polisi, 37 vjeç, i cili fshihej në një zonë të thellë. Sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur nga efektivët.
37-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 9 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.
Pas arrestimit, Polisi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për veprimet e mëtejshme./abcnews.al


