Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se ekipi i tij nuk do të blejë asnjë lojtar në merkaton e janarit. Edhe pse spanjolli e ka përsëritur disa herë, mediat në Angli shkruajnë se ‘Qytetarët’, nuk do të qëndrojnë edhe aq pasiv.
‘The Telegraph’ raporton se kampionët në fuqi të Premier League kërkojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes. Gazeta shkruan se City ka vetëm objektiv të afrojë një mbrojtës dhe në listën e dëshirave janë dy emra.
Emri i parë është ai i mbrojtësit të Villarealit, Pau Torres. 22-vjeçari spanjoll ka dhuruar paraqitje të mira këtë sezon dhe shikohet si një përforcim i mirë nga stafi i Guardiolës. Emri i dytë vjen nga Portugalia dhe bëhët fjalë për mbrojtësin e Benfikës, Ruben Dias. /abcnews.al