PS nuk e miraton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se ndaj saj nuk është ngritur asnjë akuzë për korrupsion, pastrim parash, apo ndonjë lloji vepre penale tjetër. Sipas kreut të qeverisë, masa e pezullimit nga SPAK fillimisht pezulloi punën dhe funksionin, e pastaj individin.
Rama shtoi se gjithçka nisi nga dyshimet dhe mesazhet në celular nga një ish-drejtor.
“Sot ne jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e prokurorit special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut. Ndaj sa është ngritur një akuzë që vitin e kaluar, jo për vjedhje, korrupsion, apo për ndonjë krim, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ministrisë ka kryer veprën penale të shkeljes së pabarazisë në tendera, gjashtë vite më parë.
Në bazë të disa mesazheve të gjetura më vonë në celularin e një ish-drejtori. U vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm pezullimi i anëtares të kabinetit qeveritar. Një masë absurde që në radhë të parë pezulloi funksionin, jo vetë personin. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë një budallallëk i kësaj natyre. Pastaj pa pritur fare vendimin, apo gjykata pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do i hynte çështjes së në themel erdhi turravrap i dytë kërkesën që në shqyrtojmë sot.
Arrestimin e një deputeti. Thjesht njoftimi i akuzën, në rrugën e shtrembër që është bërë rëndon në rrugën hekurudhore të stacionit të trenit, mjaftoi që Belinda Ballukut të dëgjoheshin të gjitha dallgët e urrejtjes”, tha Rama.


