Këngëtarja e njohur italiane Xhorxha ka publikuar albumin e saj të ri “Ari i zi. Por bashkë me të, ajo ka rrëfyer edhe për një situatë të vështirë emocionale, të cilën e ka kapërcyer vetëm pasi është bërë nënë.
Viti i kaluar ka qenë me fat e plot suksese për këngëtaren e njohur italiane Xhorxha. Ajo vjen tashmë me një album të ri me titull “Ari i zi”, që përmban edhe dy këngë të reja.
Vetë këngëtarja në një intervistë rrëfen se ka kaluar moment shumë të vështira.
“Doja ta lëshoja veten…nuk besoja se do ia dilja. Por qëkur jam bërë nënë kam rigjetur entuziazmin për jetën që më kishte humbur”.
E konsideron veten të rilindur teksa flet për daljen e albumit të saj.
“Jeta është magjike, jeta është qielli, janë energjitë më të larta”, thotë këngëtarja teksa kujton momentet e vështira me të cilat është përballur.
“Ndjen goditje pas shpine, por edhe një zë që të thotë “duhet të jetosh, sepse je këtu, duhet t’ia dalësh. Për të rilindur, duhet të vdesësh, pra dhimbja është ajo që e shoqëron gjithnjë ndryshimin ose ringritjen. Ajo dhimbje është e çmuar pasi të ndihmon të ngrihesh”.
Energjinë e duhur për të rilindur ia ka dhënë mëmësia, siç pohon vetë. M’u rikthye dëshira për jetën, për punën time. Cdo nënë është një makinë, madje do thoja se çdo grua është një makinë.
Më pas këngëtarja bën një reflektim mbi besimin në zot dhe tek të tjerët.
“Besimi është një zgjedhje. Të zgjedhësh t’i shohësh gjërat duke vërejtur se ekziston edhe një pjesë e shëndetshme, e cila duhet të shërbejë si levë force për secilin nga ne”./abcnews.al