Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian.
Gjatë telefonatës, presidenti i Rusisë përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe një kthim në një “zgjidhje politike dhe diplomatike”, sipas një njoftimi të Kremlinit.
Ndërkaq, Pezeshkian shprehu gjithashtu mirënjohje për solidaritetin e Rusisë dhe e informoi Putinin mbi luftën, sipas Kremlinit, shkruan Sky News.
Biseda mes dy liderëve vjen pas raportimeve se Moska po i jep Teheranit informacione për të goditur objektivat amerikane në rajon.
Irani është një aleat i ngushtë i Rusisë, por besohet se Moska ngurron të ndërhyjë drejtpërdrejt, pasi është e zënë me luftën e saj agresionale kundër Ukrainës. Gjithashtu, Moska nuk dëshiron të rrezikojë prishjen e marrëdhënies së saj me Donald Trump për shkak të Iranit./abcnews.al


