Pa liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mblodhi në një takim krerët e partive opozitare.
Në fokus ishte konsultimi për datën e zgjedhjeve.
Takimi mbaroj për pak minuta, ndërsa krerët e partive opozitare e quajtën të drejtë dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.
Ata shprehën dakordësi për cilëndo datë që presidentja do të caktoj për zgjedhjet e ardhshme.
Opozita i qëndroi në krahë Osmanit, por asnjëra prej tyre nuk u mblodh për t’i siguruar asaj 30 nënshkrime në garën për kreun e ri të shtetit.


