Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Investime në luftën kundër tumoreve/ Ministrja e Shëndetësisë: Pajisje të reja tek Onkologjiku në QSUT

schedule13:47 - 5 Mars, 2026

schedule 13:47 - 5 Mars, 2026

Shërbimi onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë këtë  vit  do të riorganizohet plotësisht.

Ministrja  e Shëndetësisë e  deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ku tha gjithashtu   se  bordi i tumoreve në QSUT në bashkëpunim me  Institutin e Tumoreve në Milano ka miratuar  38 protokolle të unifikuara trajtimi.  Ndërkohë  do të shtohen pajisjet per zbulimin dhe trajtimin e kancerit.

“Ardhja e akseleratorit të tretë, i cili është instaluar, po bëhet kolaudimi nga ekspertët bërthamorë e do nisë së shpejti funksionimin. Përditësimi i 2 softëer të dy akseleratorëve ekzistues, që i ngre në një nivel shumë të lartë teknik për trajtimin e pacientëve. Trajnimi i stafit për leximin e ekzaminimeve të PET scan. Ndërkohë, problem ekzistues është aparatura e Brakiterapisë, e cila brenda vitit do të instalohet e re dhe do të vihet në punë falë bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike,” tha ajo.



Ndërkohë  rreth  15 milion euro i janë shtuar buxhetit  për barnat këtë vit dhe sipas ministres do të shkojnë në  tre drejtime:

“Shtimi i barnave inovatore në listën e rimbursimit, duke garantuar akses më të gjerë për pacientët me patologji onkologjike dhe hematologjike. Rritja e sasive të barnave ekzistuese në listë, për të shmangur mungesat e herëpashershme që kanë ndikuar drejtpërdrejt në vijimësinë e trajtimit. Hapja e kufizimeve në FSDKSH për disa patologji onkologjike, duke rishikuar kriteret aktuale të përfshirjes së pacientëve në skemën e rimbursimit,” shtoi ministrja.

Ministrja e Shendetësisë tha  se është ngritur grupi i punës për krijimin e Institutit  Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetit Kombëtar të Sëmundjeve Tumorale. Ndërkohe një ditë më parë  QSUT  miratoi  ngritjen e  qendrës së gjirit për trajtimin e  pacienteve të prekura nga kanceri.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!