Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ PS ka gati draftin, fton opozitën në tryezën e diskutimit

schedule12:26 - 5 Mars, 2026

schedule 12:26 - 5 Mars, 2026

TIRANË- Mazhoranca socialiste i ka shtrirë dorën opozitës për të diskutuar e miratuar rregulloren e re të Kuvendit. Duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i grupit parlamentar socialist shpreson që PD të pranojë thirrjen e kryetarit të Kuvendit për të diskutuar draftin e PS.

“Ndryshimet janë menduar prej shumë kohësh, të ndara në disa elementë, apo disa qëllime të mira, që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë, qoftë sa i përket mbarëvajtjes dhe kohës efikase të diskutimeve në seancat plenare, që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit, të kontrollit parlamentar, me qëllimin e një përqasje me Parlamente të tjera europiane. Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e kolegëve të PS, që t’i përqasim me procedurat e Bundestagut gjerman. Propozimet merren në mënyrë të njëanshme, por shpresojmë që miratimin ta kemi me konsensus. Mazhoranca po bën draftin e ri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Përgjysmohet në 5 minuta koha e diskutimi për projektligjet”, tha Balla për gazetaret.

Sqaroi gjithashtu se procedura e përshpejtuar për përshtatjen e legjislacionit me BE i shërben objektivit prioritar kombëtar për anëtarësim në union, kurse për fuqizimin e komisionit të mbikqyrjes institucionale tha që nuk i merr kompetencat e asnjë komisioni tjetër të përhershëm.



I pyetur për çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, Balla rrëzoi akuzat e opozitës. Deklaroi se nuk ka asnjë pengim të procesit dhe mazhoranca do e paraqesë raportin ditët në vijim, pa shkelur afatin.

“Të afatet do të respektohen” – tha Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!