Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet aktiviteti i shërbimeve/ INSTAT: Kompanitë që operojnë në tregti u rritën me 35 përqind

schedule15:13 - 4 Mars, 2026

schedule 15:13 - 4 Mars, 2026

Ekonomia shqiptare po orientohet çdo vit e më tepër te shërbimet dhe turizmi. Kjo konfirmohet nga të dhënat e INSTAT ku vërehet se shërbimet tregtia dhe akomodimi janë kthyer në nxitësit kryesor të aktivitetit ekonomik.

Prodhuesit e shërbimeve përbëjnë mbi 86% të ndërmarrjeve aktive ose 9 në 10 biznese  që operojnë në vend. Brenda këtij grupi, tregtia mban peshën kryesore si në numrin e ndërmarrjeve, ashtu edhe në punësim dhe në vëllimin e shitjeve.

Në total, tregtia numëron mbi 42 mijë ndërmarrje  dhe punëson mbi 136 mijë  persona duke kontribuar pothuajse në  gjysmën  e qarkullimit të ekonomisë shqiptare në vitin 2024.



Sipas INSTAT gjatë vitit 2024 kompanitë  që operojnë në tregti kanë pësuar një rritje me mbi 35% , ndërsa ato në akomodim dhe shërbimin ushqimor janë shtuar me 14%.

Statistikat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në Shqipëri ishin aktive 119.870 ndërmarrje, 2,2 % më shumë se në vitin 2023.

Nga te dhënat zyrtare vërehet një rritje e aktivitetit ekonomik dhe zgjerim i numrit të bizneseve, por me një tkurrje të numrit të  punësimit total duke reflektuar zhvillime strukturore dhe ndryshime në mënyrën e organizimit të bizneseve.

Këto statistika tregojnë se modeli ekonomik i Shqipërisë po konsolidohet gjithmonë e më tepër rreth sektorit të shërbimeve, me fokus te tregtia, turizmi dhe aktivitetet e lidhura me to. Edhe 2026 duket se do të ketë të njëjtin trend ndërsa shifrat tregojnë se vetëm në janar vendi priti më shumë se gjysmë milioni turistë të huaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!