Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjysma e shqiptarëve janë mbipeshë/ ISHP: Obeziteti problem për 10 përqind të fëmijëve

schedule15:37 - 4 Mars, 2026

schedule 15:37 - 4 Mars, 2026

Më shumë se gjysma e të rriturve në vendin tonë dhe rreth 10% e fëmijëve  janë mbipeshë ose obezë.

Shqetësimi ngrihet nga Instituti I Shëndetit Publik  dhe  shkak kryesor ka mungesën e lëvizjes dhe konsumin e ushqimeve të gatshme.

“60% e popullatës tonë është mbipeshë ose obezë dhe gati 20 % është obezitet. Edhe tek fëmijët të krahasueshëm me nivelin mesatar europian.  1 në 10 fëmijë janë mbipeshë ose obezë. Që do të thotë është bërë me te drejte moto për të kemi 8 mld arsye për të ndryshuar arsye për të ndryshuar obeziteti  qe do të thotë  projeksion I 2035 me risk për të shuar numrin e popullatës me obezitet”, është shprehur specialistja e ISHP, Jolanda Hyska.



Dhe kjo sipas mjekëve do të thotë më shumë sëmundje kardiovaskulare ,  hypertension e diabet në popullatë. Prandaj në ditën botërore kundër obezitetit ata apelojnë për ta parandaluar.

“Të reagojmë në momentin e konceptimin e një shtatzënie, të marrin në konsideratë ushqyerjen, aktivetitetin fizik të mos heqin dorë. Nëse ushqejmë fëmijën me gji, prandalojmë obezitetin në moshë të hershme. Qëllim kryesor është ndërprerja e rritjes së obezitetit. Është kaq e vështirë që sot të ndërpresim rritjen pastaj ulja është objektiv i dëshirueshëm. Në 10 vitet e fundit e kemi pas shumë të vështirë. Në dhjetë vitet e fundit është dyfishuar obeziteti fëmijënor”, tha ajo.

Gati 3 miliardë njerëz në botë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti.  Ndërkohë që rreth 1.7 milion humbasin jetën para kohe nga sëmundje jo të transmetueshme ku obeziteti është një faktor I rëndësishëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!