Megjithëse jemi në prag të periudhës së pikut të prodhimit, çmimi i luleshtrydheve në tregjet e Fierit po qëndron në nivele të larta.
Shkak sipas fermerëve është bërë përgjysmimi I prodhimit nga përmbytjet e Vjosës në Frakull, në atë që njihet si hambari I luleshtrydhes.
Tregtarët pohojnë se çmimi I lartë vjen si pasojë e mungesës së prodhimit.
Nga 150 lekë që shitej vjet në këtë periudhë, luleshtrydhja e Frakullës sot shitet me 250 lekë kutia.
Çmimi i lartë e ka kthyer luleshtrydhen në produkt luksi për konsumatorët.
Vitin e kaluar në qarkun e Fierit u prodhuan 8700 ton luleshtrydhe, pjesa më e madhe e kultivuar në zonën e Frakullës.
Luleshtrydhja vendase ka avantazhin e daljes më herët në treg, favorizuar nga klima me diell e Myzeqesë, por këtë sezon, dimri dhe përmbytjet përgjysmuan prodhimin.


