Lamtumirë ëndërr!
Kjo ishte diçitura e gazetës madrilene “Marka” pasi Barcelona arriti një fitore të madhe ndaj Atletikos, por u eliminua nga Kupa e Mbretit.
Lamin Jamal me shokë iu afruan mrekullisë, por nuk e realizuan dot, pasi triumfi 3-0 nuk mundi të mjaftonte për të shlyer katastrofën me shifrat 4-0 në kryeqytetin e Spanjës pak ditë më parë.
Gjithsesi, ishte një rënie heroike, siç mund të thuhet.
Mark Bernal në 29’ nisi misionin “kualifikim”, Rafinja me penallti dyfishoi shifrat në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Kur Bernal shtoi rrjetën e tretë në 72’, kishte ende kohë dhe u provua.
Të besuarit e trajnerit Diego Pablo Simeone u detyruan të përballonin sulme të furishme, por u mbajtën.
Barça pati 70 për qind mbajtje topi, pati 17 gjuajtje nga të cilat 8 në kuadrat, ndaj vetëm dy të miqve.
Sërish nuk mjaftoi dhe një titull nuk mund të fitohet këtë sezon.
“Si një kampion, – shkruan “El Mundo Deportivo”, – një Barça sensacionale I afrohet përmbysjes, por mbetet një gol prapa! Dorëzon titullin, Atletiko luan finalen!”
“Çfarë krenarie ka ekipi, – është titulli I të përditshmes tjetër barceloniste “Sport”, – Barça iu afrua mrekullisë dhe mbajti gjallë ëndrrën për përmbysje!”
Nga Madridi, e përditshmja “Marka” komenton: Me ankth në finale! Barça iu afrua mrekullisë, por Atleti rezistoi dhe lufton për kupën pas 13 viteve!”
Barcelona pra fitoi betejën, por humbi luftën, dhe do të duhet të mendojë për La Ligën, ku kryeson, si dhe për Championsin, ku dështon që nga 2015-ta.


