Në procesin e dosjes së Sterilizimit, ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Gjykata e Posacme i ka kërkuar SPAK që të argumtojë të plotë, cila është akuza aktuale dhe pse u ndryshua, nga Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në veprën penale Vjedhje duke shpërdororuar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ky argumentim sipas Gjykatës së Posacme duhet t’i vihet në dispozicion edhe Ilir Beqajt dhe mbrojtësve të tij ligjor, të cilët kanë pretenduar të martën para togave të zeza se nuk kanë në dispozicion akuzën e ngritur nga SPAK.
Trupa gjykuese e kryesuar Rudina Palloj dhe me relator Irena Gjokën dhe Erjon Celën, i kanë lënë më shumë se një muaj kohë që të argumentojë akuzën, që u rikualifikua gjatë seancave paraprake, me kërkesë të gjyqtares paraprake Flojera Davidhi. Seanca e Radhes do të mbahet me datën7 Prill.
Beqaj në gjykimin e çështjes penale për aferën e sterilizimit, dyshohet për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal”. SPAK dyshon, se janë kryer shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljeshin fitues kompanit e Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.
Për të njëjtën cështje por në një process të ndarë, SPAK kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”. Për ish.zv ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin që fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore në shtet, Ilir Rrapaj, SPAK kërkoi dënimin me 10 vite burg për secilin.


