Ushtria izraelite ka deklaruar se forcat e saj ajrore kanë goditur kompleksin udhëheqës të regjimit iranian. Në një reagim në rrjete sociale IDF thotë se “municione të shumta” janë hedhur mbi Zyrën Presidenciale dhe Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare.
Ai shton se goditën gjithashtu një institucion trajnimi ushtarak dhe “infrastrukturë shtesë kyçe e regjimit”.
Kujtojmë se Khamenei u vra në kompleksin e tij gjatë fundjavës në sulmet amerikane-izraelite.


