Presidenti amerikan, Donald Trump nuk e përjashton dërgimin e trupave tokësore amerikane në Iran nëse do të ishte e nevojshme.
Deklaratën, Trump e bëri për gazetën New York Post.
“Nuk kam qejf në lidhje me ushtarët në terren, siç thotë çdo president, ‘nuk do të ketë ushtarë në terren’. Unë nuk e them këtë,” tha Trump.
Ai përsëriti se lufta mund të jetë më e shkurtër se katër javët që kishte vlerësuar fillimisht se do të zgjasin.
Trump tha se operacioni ishte “shumë përpara afatit për sa i përket udhëheqjes”.
Më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi se SHBA nuk e filloi luftën kundër Iranit, por se do ta përfundojë atë.
Nga Pentagoni, Hegseth u shpreh se regjimi iranian ka bërë luftë kundër SHBA-së për 47 vjet, por nuk e ka deklaruar këtë hapur
Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian.
Nga sulmi më 28 shkurt, mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei. Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.


