Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fundi i epokës së Khameneit/ A do përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme? Eksperti: Irani nuk ka baza të sofistikuara

schedule21:20 - 1 Mars, 2026

schedule 21:20 - 1 Mars, 2026

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Sokol Kondi komentoi në “Newsroom” në ABC News, konfliktin në Lindjen e Mesme.

Gjatë intervistës, eksperti Kondi nënvizoi se Irani nuk ka baza të sofistikuara, megjithatë theksoi se në luftë asgjë nuk është e sigurt. Sipas tij në këtë konflikt të dy palët si SHBA dhe Izraeli ka arritur disa synime ushtarake.

“Ky konflikt dha disa sinjale me rëndësi. Të dyja palët simbolikisht mund të kenë arritur disa synime ushtarake që mund të kenë patur. U eliminua lideri ushtarak i Hamas në Gaza, po ashtu edhe furnitori i tyre lideri suprem i Iranit që ishte mbështetës i një rrjeti të tërë që luftonte Izraelin. Edhe për ata Arabë që kanë pranuar të bëjnë biznes sot kanë më shumë gjëra të qarta. Irani tregoi që kjo luftë mund të çojë në një konflikt rajonal. Sipas raportimeve Irani i ka telefonuar vendet Arabe duke u thënë se ‘nuk jeni armiqtë tanë’, por nuk mund të qëndrojmë pa sulmuar bazat amerikane atje. Nuk mendoj se një lider i ri në Iran do vinte me një frymë pro-perëndimore siç mund ta mendojmë…Një luftë me dronë apo raketa është e pamundur të mendohet se do shkohet gjatë, nëse nuk do të ketë trupa tokësore. Kostot janë të mëdha. Po ashtu edhe Irani nuk ka baza të sofistikuara”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!