Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin/ Sotiri: Arsyeja kryesore e sulmit, programi bërthamor. Kërcënim sigurie për Iranin nëse…

schedule16:26 - 28 Shkurt, 2026

schedule 16:26 - 28 Shkurt, 2026

SHBA dhe Izraeli kanë sulmuar ditën e sotme Iranin pas një sërë tentativash të njëpasnjëshme për dialog trepalësh.

Ekspertja e sigurisë Juxhina Sotiri tha për ‘Faqja 4’ se programi bërthamor i Iranit mbetet arsyeja kryesore e sulmit, dhe se për Teheranin, heqja dorë nga ky program përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ajo shtoi se, sipas Iranit, programi ka qëllime civile dhe se thelbi i situatës lidhet me tensionet ushtarake në rajon, përfshirë Flotën e 5-të të SHBA-së, më shumë sesa me ngushticën e Hormuzit.



“Programi bërthamor i Iranit është arsyeja kryesore e sulmit. Negociatat e njëpasnjëshme kanë dështuar. Për dilemën e sigurisë së Iranit, një heqje dorë nga programi i tyre bërthamor është kërcënim sigurie për ta. Kemi shembullin e Ukrainës, ku dorëzimi i programit të saj nuk i dha një garanci dhe tashmë vazhdon në një luftë. Në këtë lloj dileme sigurie që ka vetë Irani e bën të mos ndalojë.

Sipas tyre, mendohet se ky program ka qëllime civile. Nga ana e Iranit është thyer besimi në bashkëpunimin ndërkombëtar. Ajo që është kritike nuk ka të bëjë me ngushticën e Hormuzit, por së pari me goditjen e Flotës së 5-të të SHBA-së në atë rajon, ku zona e sigurisë kalon Detin e Kuq dhe shkon deri në Oqeanin Indian.”, tha Sotiri.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!