Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Durim Bami mbetet në qeli/ GJKKO konfirmon “arrest në burg”, avokati: I rrezikohet jeta

schedule10:09 - 28 Shkurt, 2026

schedule 10:09 - 28 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin i cili u ekstradua të enjten nga Dubai për në Shqipëri. Vete Durim Bami nuk është paraqitur në seancë por ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i i tij mbrojtës Ilir Murati.

Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës një masë më të lehtë si ajo e arrestit në shtëpi por togat e zeza rrëzuan kërkesën. Organi i akuzës SPAK përfaqësohej nga Prokuorir Altin Dumani.

Ndërkohë edhe në këtë seancë për masë sigurie avokati Ilir Murati ka ngritur shqetësimin para trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erion Çela, se klientit te tij po i rrezikohet jeta në burgun 313. Kërkesa do të shqyrtohet nga Burgjet në bashkëpunim me prokurorin e SPAK për transferimin e tij në një burg tjetër.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!