TIRANË- “Inteligjenca do ta bëjë më konkurrues biznesin”, kështu u shpreh Erjon Nako, ekspert teknologjie, gjatë një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.
Sipas tij, në shumë biznese Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë krahun e punës. Gjithashtu nënvizoi se pandemia transformoi mënyrën se si funksiononte biznesi.
“Nëse do të mbijetosh duhet të jesh se s’bën në tendencën e të punuarit dhe integrimit me IA. Sa i takon tregut global po përdoret gjerësisht që nga fillimi i atij që quhet shtrati i përgatitjes, marketingu digjital që krijohet për të përcaktuar se si do merret me klientin. Shitjet kanë marrë një zhvillim shumë të madh. Duket sikur ka fituar teza për një shtim të njerëzve që dinë ta përdorin IA dhe transformim i atyre njerëzve që nuk janë të mundshëm t’i bëjnë ballë dhe duke i kaluar në mundësi të reja dhe profesione të reja. Edhe Shqipëria nuk do të jetë larg këtij ndryshimi të madh. Studentët duhet ta shohin IA si një ndihmës dhe jo që t’u zgjidhë ushtrimet…Por mendoj që do t’u bënte një punë të madhe që të kishin një ndihmës që t’u këshillonte sa më mirë. Deri në vitin 2030 mendoj se duhet të përshtaten të dinte të përdorin IA, që të mos të dalësh nga tregu i punës. Tendenca dhe kulmi më i madh që është sot rreziku në botë, pra vendin nuk do ta zërë IA, por një njeri që është shumë më i përgatitur dhe di të përdorë IA. Ajo që nuk bën dot IA deri tani është të vendosë pjesën emocionale. Dhe duhet që pjesa humane të humbasë mendimin kritik”, tha ai.
/abcnews.al/


