Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U ekstradua dje nga Dubai/ Durim Bami kërkon të transferohet te burgu në Fushë-Krujë: Te 313 kërkojnë të më vrasin

schedule14:43 - 27 Shkurt, 2026

schedule 14:43 - 27 Shkurt, 2026

U ekstradua nga Dubai , Durin Bami del të shtunën në orën 9:00 para GJKKO për masën e sigurisë. Pas ekstradimit ditën e djeshme, i forti i Niklës, ka drejtuar një kërkesë burgjeve, ku thotë se nuk do që të rrijë te 313, pasi sipas tij ka persona që kërkojnë ta vrasin.

“Mos më lini tek paraburgimi 313, ka persona që kanë siguruar kushte dhe mjete për të më vrarë”, mësohet të ketë thënë ai.

Nga ana tjetër avokati i tij ka kërkuar transferimin e Bamit në burgun e Fushë-Krujës.



Durim Bami u ekstradua gjatë ditës së djeshme më 26 shkurt, pasi akuzohet nga SPAK i drejtues i një grupi kriminal që vepron në zonën e Niklës. Ai iu dorëzua, mes forcave të shtuara të sigurisë, autoriteteve shqiptare, të cilat i komunikuan akuzat dhe ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme.

Bami mbërriti në Shqipëri rreth orës 20:00 dhe nga Dubai u shoqërua nga dy efektivë të forcave RENEA dhe një i Interpolit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!