Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr.
Në ceremoni ishte e pranishme dhe e ngarkuar me punë e SHBA Nancy Van Horn e cila në fjalën e saj theksoi se rritja e angazhimit për sigurinë e Shqipërisë është një kapar për të ardhmen dhe pagesë paraprake për paqen. Van Horn tha më tej se sistemi Javelin është një kombinim i jashtëzakonshëm i teknologjisë së avancuar dhe aftësive së saj mbreslënëse.
“ Një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Jam e kënaqur të jem me ju, sepse ky është një hap i rëndësishëm në partneritetin tonë në fushën e sigurisë. Sistemi Javelin është një dëshmi e gatishmërisë sonë për sigurinë rajonale dhe forcimin e aleancës së NATO-s.
Me ne sot është nëntogeri dhe komandanti i Gardës së Marinës amerikane. Përpara se të caktonim ambasadoren tonë në Tiranë, komandanti shërbeu duke punuar me sistemin Javelin dhe kanë mësuar shumë prej tij. Ky sistem u mundëson operatorëve të zhvendosen menjëherë pas sulmit.
Nëntogeri ma shpjegoi se këto sisteme janë të jashtëzakonshme, me teknologji të avancuar dhe aftësi mbresëlënëse. Ato përmbushin objektivin e Shqipërisë për mbrojtjen kolektive dhe janë po aq të rëndësishme për sigurinë e përbashkët.
Rritja e angazhimit për sigurinë është një kapar për të ardhmen, një pagesë paraprake për paqen. Kjo paradhënie kërkon një fokus të vazhdueshëm në gatishmërinë ushtarake.” / abcnews.al /


