Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk më nxorri publiku!”, Labinot Rexha shpërthen pas BBVK dhe plas bombën muzikore

schedule12:59 - 27 Shkurt, 2026

schedule 12:59 - 27 Shkurt, 2026

Pas eksperiencës së tij në Big Brother VIP Kosova, këngëtari Labinot Rexha rikthehet më i fortë se kurrë, duke premtuar surpriza të mëdha në skenën muzikore. I eleminuar shumë afër finales, në Prime-in e 26-të, Labi thotë se përjetoi një padrejtësi të madhe. “Nuk më nxorri publiku, por produksioni,” shprehet ai, duke shtuar se ishte një goditje e vështirë për t’u përballuar.

Ai thekson se ka dhënë maksimumin brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë: energji, pastërti, gatim, këngë, debate të forta dhe prezencë të përditshme. “Kam hyrë dhe kam dalë me dinjitet, me zemër dhe me shpirt,” thotë Labi, duke pranuar se si çdo njeri ka pasur edhe gabimet e tij. Sipas tij, loja është lojë dhe finalen e meriton më i forti.

Menjëherë pas daljes, ai ka “plasur” projektin e ri muzikor, një këngë që vjen si falënderim për të gjithë mbështetësit që e përkrahën gjatë rrugëtimit në BBVK. Pjesë e klipit është edhe modelja e njohur e OnlyFans, Bia Khalifa, duke e kthyer projektin në një nga më të komentuarit e momentit.



Labi zbulon se tashmë ka nisur projekte brenda dhe jashtë vendit, ndërsa koncertet nuk i kanë munguar. Përkundrazi, ai thotë se i ka marrë më të mirat nga eksperienca në BBVK, duke e kthyer vëmendjen e publikut në avantazh për karrierën e tij.

Sa i përket raportit me Leonora Jakupi, ai sqaron zërat për kërcënim. “Nuk e kam kërcënuar. Në lojë kemi pasur mendime të ndryshme, por jashtë saj kam respekt,” thekson Labi, duke vlerësuar familjen e saj dhe kontributin në art.

Pas ditëve të reflektimit, ai pranon se emocionet dhe zhgënjimi e kanë bërë të reagojë ndryshe, por një gjë mbetet e qartë: Labinot Rexha thotë se ka ende shumë për të dhënë – dhe rikthimi i tij sapo ka nisur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!