Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Ferras. Një moto mjet është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka rënë përtokë me lëndime të lehta.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, ku pasi ka marrë mjekimin e duhur është larguar. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


