Edi Rama mblodhi grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, ku theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit drejt Bashkimit Evropian.
Ai u shpreh se diferencën mes pikës ku ndodhet vendi dhe objektivit final e bëjnë detajet, ndërsa çdo hap i ri në negociata sjell sfida edhe më komplekse.
Rama nënvizoi se BE-ja mbetet “busulla e pagabueshme” dhe se vendi është më afër se kurrë anëtarësimit, falë volumit të madh të punës dhe reformave të ndërmarra. Kryeministri shtoi se testet e radhës kërkojnë përqendrim maksimal dhe forcë për t’u kapërcyer, pavarësisht pengesave.
“Diferencën mes pikës ku jemi dhe pikës ku duhet të mbërrijmë e bën çdo detaj. Nuk është e lehtë që të ngjitesh në një humnerë dhe të vish në një normalitet , gjë që ne e bëmë me shumë vështirësi, por është shumë e vështirë që të ngjitesh më lart sot. Po të shikosh edhe natyrën e negociatave, kjo bëhet edhe më evidente. Çdo hap i ri, vjen me një sfidë më komplekse dhe për këtë duhet më shumë përgatitje dhe forcë. E rëndësoheme është që në këtë udhëkryq ne kemi një busulle që është e pagabueshme, që është BE.
Jemi më afër anëtarësimit në BE. Kjo nuk është letërsi, por është fakt. Falë volumit të madh të punës që po bëjmë së bashku. Në janar kaluan një sërë ligjesh dhe amendimesh që ishin të lidhura me këtë proces. Ne kemi rritur hyrjen që në kapitullin e ri të procesit, që janë pikat e ndërmjetme që janë sipas drejtuesve tona në këtë proces, kërkojnë një përgatitje shumë të madhe. Për planin tonë ky test duhet kaluar për disa muaj dhe kjo do forcë, në këtë rast në përqendrimin e të gjitha forcave në një përqendrim. Jam i bindur që do e kalojmë këtë test, pavarësisht shkopinjve nën rrota dhe bombave artizanale”, u shpreh kreu i qeverisë.


