Nis seanca e radhës për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian Shkreli në Gjykatë të Posacme.
Vetë Kristian Shkreli ka ardhur në Gjykatë.
Ai dyshohet se u ka premtuar investime banorëve të fshatit Stajkë për përmirësimin e linjës së energjisë elektrike, duke u kërkuar në këmbim votën për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.
Në muajin maj, Shkrelit iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll.
Per kete hetim, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së pasi dysohetn pwr shitblerje te votës në qarkun e Shkodrës.
Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër edhe të kritikave të Kryeministrit Rama, pak para zgjedhjeve, duke iu drejtuar me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.


