Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikat Sociale

schedule15:10 - 25 Shkurt, 2026

schedule 15:10 - 25 Shkurt, 2026

Sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit, Arsimin, Kulturën, Politikat Sociale dhe Punësimin, në kuadër të dialogut ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për procesin e integrimit evropian.

Takimi u hap me fjalët përshëndetëse të znj. Enkelejda Muçaj, Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Z. Hubert Duhot, Bashkë-kryetar i DG ENEST.
Gjatë sesioneve tematike, palët diskutuan mbi progresin e arritur dhe hapat e mëtejshëm në fushat e:
• shkencës, kërkimit dhe inovacionit, përfshirë pjesëmarrjen në programet e BE-së dhe forcimin e ekosistemit të inovacionit;
• transformimit digjital, medias dhe përafrimit me acquis të BE-së në sektorin e komunikimeve elektronike, mefias dhe sigurisë kibernetike;
• arsimit, kulturës dhe zhvillimit të aftësive;
• politikave sociale, punësimit dhe barazisë, me fokus në përafrimin legjislativ dhe zbatimin e reformave sociale;
• lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për zbatimin e acquis përkatës.

Diskutimet u përqendruan veçanërisht në përmbushjen e “closing benchmarks”, avancimin e reformave të planifikuara dhe koordinimin ndërinstitucional për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të negociatave të anëtarësimit.



Përfaqësuesit e institucioneve shqiptare prezantuan progresin e arritur deri më tani, ndërsa palët shkëmbyen opinione dhe rekomandime konkrete për hapat e ardhshëm, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Takimi u zhvillua në format fizik dhe online, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve nga komisioni evropian, delegacioni evropian dhe të ambasadorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!