Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjimshiti, Champions dhe rekord/ Kapiteni kuqezi pret ndeshjen numër 386 me skuadrat italiane

schedule12:39 - 25 Shkurt, 2026

schedule 12:39 - 25 Shkurt, 2026

Nuk dihet nëse do të arrijë të jetë numri 1.

Gjithsesi, Berat Gjimshiti sot mund të bëhet lojtari numër 2 shqiptar me më shumë ndeshje me ekipet italiane.

Kjo, nëse trajneri Paladino do të vendosë ta aktivizojë në ndeshjen e Championsit, që skuadra e tij nga Bergamo do ta luajë me nisje nga ora 18:45 ndaj Dortmundit, në plej of.



Me 385 paraqitje deri tani për skuadrat e tij, Atalanta, Aveline dhe Benevento, ai është në të njëjtën kuotë me sulmuesin e shquar të dikurshëm të kombëtares, Erion Bogdanin.

Po flasim për sfida në Serinë A, Serinë B, Kupën e Superkupën e Italisë, Champions, Ligën e Europës apo Superkupën e Europës, pasi kapiteni kuqezi ka provuar gjithçka.

Bogdani ishte më I kufizuar sepse ekipet e tij nuk luajtën në kupat kontinentale.

Rekordmeni I lojtarëve shqiptarë në Itali është një emër tjetër shumë I njohur, kapiteni I dytë I kombëtares, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi I djathtë ka dalë në fushë plot 462 herë për Empolin, Napolin e Lacion, duke provuar futbollin në Itali, si dhe në Champions, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës.

Vështirë që Gjimshiti të mundë të luajë edhe 77 ndeshje të tjera tek Atalanta, pasi për këtë do t’i duheshin dy sezone, por ndoshta edhe ia del.

Sot është 33 vjeç, dhe kontrata mund t’i rinovohet.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!