KQZ gati të organizojë zgjedhje të reja në Kosovë

schedule12:55 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 12:55 - 25 Dhjetor, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është I gatshëm të organizojë përsëri zgjedhje nëse kjo kërkohet.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, tha në një intervistë për Ekonomia Online, se edhe pse është sfiduese duhet të përmbushet ky detyrim kushtetues, nëse kjo u kërkohet. Daka theksoi se KQZ do ti organizojë kurdo qofshin ato zgjedhje sepse e ka detyrim kushtetues, edhe pse kjo do të jetë sfiduese. Nëse vendi do të shkojë sërish në zgjedhje, shteti ka buxhet rezervë, i cili do të mund të shfrytëzohej.

Ndërsa Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, ka thënë për Ekonomia Online se në kuadër të kësaj ministrie ekziston një fond i cili mund të përdoret në rast se vendi mbetet pa Qeveri.

Rafuna theksoi se është një rezervë në kuadër të Ministrisë së Financave e cila mund të përdoret edhe në rast se nuk do të ketë Kosova qeveri. Ai sqaroi se ky buxhet mund të përdoret vetëm nëse zgjedhjet mbahen deri në prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!