TIRANË– Avokati Idajet Beqiri deklaroi në emisionin “Real Story” se në SPAK janë çuar prova të reja që, sipas tij, implikojnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe persona të tjerë në vrasjen e Haklajve në Tropojë.
Beqiri u shpreh se numri i personave të kallëzuar për çështjen e vrasjes së shtatë familjarëve Haklaj ka shkuar në 21, duke pretenduar se Berisha është në krye të një “grupi të strukturuar kriminal”. Ai shtoi se ka paraqitur prova dhe dëshmi të reja për këtë dosje.
Në deklaratën e tij, Beqiri foli edhe për një çështje të vitit 1997, duke pretenduar se ka prova për armë të fshehura në zonën e Kërrabës dhe për një tentativë për sulm ndaj ambasadës amerikane në Tiranë.
“Sot ka trokitur atje të SPAK, me prova të reja, me dy të akuzuar të tjerë me grupin e strukturuar kriminal, shkoi në 21 numri i personave, me Saliun në krye për vrasjen e shtatë familjarëve të Haklajave. Janë krime dhe dosje që janë hapur.
Në krimin e Saliut për vjedhjen e Bankës së Shkodrës, Banka Kombëtare e Shkodrës që u vodh ka vajtur në familjen e Berishës dhe i ka provuar me njerëz, dëshmitarë, me njerëz, Izet Haxhia.
Ka provuar vjedhjen e bankës së Tropojës, me prova dhe këto edhe disa vrasje të porositura. Vetë SHBA kanë në proces, punët e tyre se çfarë presin, por është akt terrorist që u tentua të hidhej në erë ambasada amerikane. Është gjetur gropa ku u gjetën armët në Kërrabë në vitin 1997.
Ka shkuar me këmbë vëllai i Izeta Haxhisë, që ka treguar vendin: ja këtu fshehëm armët që na dha Saliu për të hedhur në erë ambasadën amerikane. Këto e trullosin Berishën, sepse dosjet janë në radhë”, tha ai./abcnews.al


